Events2Join

Kurse falas për krijimin e biznesit dhe menaxhimin e projekteve

Durrës | Updated: March 28, 2024 10:54 PM
Kurse falas për krijimin e biznesit dhe menaxhimin e projekteve

Location: Multifunctional Youth Center

Address: Egnatia, 2001 Durrës

Date: 8 Apr

Keni një ide biznesi por nuk dini si ta ktheni në biznes?

A keni tashmë një biznes apo shoqatë dhe a mendoni se ka ardhur koha për të optimizuar menaxhimin e saj apo për të gjetur financim për ta rritur atë?

Tecnopolis, Bashkia Valenzano (Itali) dhe Bashkia Durrës, Shqipëri po promovojnë dy kurse trajnimi falas në fushën e krijimit të biznesit dhe menaxhimit të projekteve (Project Management) si pjesë e projektit SUCCESS, me një maksimum prej 50 pjesëmarrësish për kurs.

Regjistrimet janë të hapura deri të hënën më 5 prill 2024.

Kurset janë të strukturuara në 4 mësime asinkrone online në gjuhën angleze dhe 4 mësime javore pasdite ballë për ballë - e mërkurë, e enjte dhe e premte nga ora 14.30 deri në orën 17.30 - në hapësirat e Qendrës Rinore Multifunksionale në Durrës (Lgj. Nr. 17, Rruga “Dalip Peza”, Kati i I-rë tek Banesat Sociale) duke filluar nga data 8 prill.

Personat e regjistruar do të marrin kalendarin e detajuar të seminareve përmes postës elektronike (e-mailit).

Punëtori për krijimin e biznesit dhe mbështetje për ngritjen e bizneseve të reja
(20 orë në total)

  • Nga ideja tek krijimi i biznesit
  • Kreativiteti dhe Inovacioni
  • Përcaktoni një produkt/shërbim
  • Si të shesësh një produkt/shërbim
  • Busulla për një biznes të suksesshëm: buxheti


Punëtori për Menaxhim Projekt
(23 orë në total)

  • Pasqyra e metodologjive kryesore të Menaxhimit të Projektit
  • Cikli jetësor i projektit
  • Fokusi 1: planifikimi i projektit, teknikat e planifikimit: GANTT
  • Fokusi 2: komunikimi dhe menaxhimi i marrëdhënieve me palët e interesuara, modele të avancuara të analizës së palëve të interesuara, strategji specifike të komunikimit dhe angazhimit
  • Analiza e riskut
  • Teknikat e planifikimit dhe menaxhimit bazuar në llojin e projekteve
  • Analiza dhe ushtrime të studimit të rastit
  • Raportimi i projektit


Projekti SUCCESS/SUKSES

Projekti SUCCESS udhëhiqet nga TECNOPOLIS dhe përfshin gjithashtu bashkitë Valenzano (Itali) dhe Durrës, Shqipëri. Bashkëfinancohet nga Rajoni i Pulias - Departamenti i Zhvillimit Ekonomik - Seksioni i Kërkimit dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare si pjesë e Njoftimit Publik 2021 “L.R. 20/2003 Partneriteti për Bashkëpunim - Programi Vjetor 2021”.

More Detail


Join Now

Frequently asked questions


Where is Kurse falas për krijimin e biznesit dhe menaxhimin e projekteve in Durrës?

Multifunctional Youth Center, Egnatia, 2001 Durrës

When is Kurse falas për krijimin e biznesit dhe menaxhimin e projekteve in Durrës?

Kurse falas për krijimin e biznesit dhe menaxhimin e projekteve is scheduled for 8 Apr.

All Nearby Events Today (Upcoming Events)


More Events in Durrës